Staf

Hasna Tafilica

Mirson Disha

Ali Nërguti

Siljeta Bushataj

Koordinatore e Qendrës Rinore Atelie
Hasna Tafilica
Në vitin 2020 përfundoi masterin për Marketing dhe Menaxhim në Universitetin Europian të Tiranës.
Aktualisht është koordinatore e Qendrës Rinore “Atelie” dhe synon lehtësimin nismave rinore, duke koordinuar të rinjtë në projekte dhe në zbatimin e strategjive rinore në nivel lokal si dhe përfshirjen, fuqizimin e të rinjve, duke stimuluar kapacitetet, shprehitë e tyre krijuese dhe inovatore.

Koordinator i vullnetarëve - Vullnetar
Mirson Disha
Biografia
Ka lindur më 08 Prill 2003 në qytetin e Shkodrës. Në moshën 6 vjeçare filloi Shkollën Artistike “Prenke Jakova”, Shkodër, për nëntë vite (6- 14 vjeç) studioi në instrumentin e Violonçelit, në shkollën e mesme u diplomua në instrumentin e Bastubes. Në vitin 2018 u bë vullnetar i Qendrës Rinore “Atelie”, Bashkia Shkodër, ku zhvilloi njohuritë e tija me aktivitetet dhe organizatat rinore dhe vazhdon të jetë akoma pjesë e këtij institucioni.
Filloi aktivitetin e punës në vitin 2019 në Orkestrën Frymore të Shkodrës, Bashkia Shkodër si Bastube e parë dhe vazhdon të jetë pjesë. Merr pjesë në koncerte të rëndësishme kombëtare dhe ndërkombëtare. Në gushtin e 2021 – 2022 në Shkodër zhvillohet Shkodra Jazz Festival/“Rrok Academy” ku punësohet si koordinator i klasës Jazz dhe ndërmjetës për Bashkinë Shkodër dhe Shoqatën Kulturore “Rrok Jakaj” (organizatorët e eventit). Në vitin 2022 punësohët si koordinator lokal dhe ekspert rinor në projektin BIBLIOTECH të financuar nga UNICEF në marrëveshje me Bashkinë Shkodër ku vazhdon të jetë akoma.

Koordinator i Inkubatorit Atelie - Qendra YEA!
Ali Nërguti
