Projekti “Rrugëtimi i  adoleshentëve dhe të rinjve drejt mirëqënies, fuqizimit dhe qëndrueshmërisë”, i financuar nga Bvlgari,  do të zbatohet nga organizata ‘Save the Children’, në partneritet me ‘Bashkinë Shkodër’.

Organizata Save the Children është në partneritet dhe me Fondacioni “Ndihmë për Fëmijët” e cila mbulon aspekte zbatuese teknike në lidhje me shërbimet për adoleshentë e të rinj me bazë komunitare. 

Qëllimi i përgjithshëm është: Fuqizimi i adoleshentëve dhe të rinjve në drejtim të përmirësimit të mirëqënies së tyre.

Rezultatet afatmesme:

  1. Paradalimi i dhunës dhe abuzimit ndaj adoleshentëve dhe të rinjve në kontektin familjar dhe në komunitet; 
  2. Rritja e qendrueshme e mundësive për jetesë e punësim si dhe iniciativa sipërmarrëse për të rinjt e të rejat më të prekur/a nga pabarazia e diskriminimi me fokus të rejat nga minoritetet dhe atë rinjtë me aftësi të kufizuara; 
  3. Njesitë e qeverisjes vendore janë të afta të zhvillojnë dhe zbatojnë politika dhe shërbime që mbështesin kalimin e suksesshëm të të rinjve në moshën madhore (>18 vjeç).

Shërbime direkte për adoleshentët dhe të rinj/reja:

  • Vlerësim dhe hartim i planeve individuale zhvillimore për ata persona që nuk ndjekin shkollë/kurse aftësimi/praktika pune ose nuk janë në status punësimi
  • Aftësim i të rinjve/rejave nëpërmjet programit të aftësimit për jetën (vetë-vlerësim pozitiv;vetë-kontroll; aftësi sociale e komunikuese; aftësi të zgjidhjes së problemeve dhe marrjes së vendimeve të duhura
  • Aftësimi i të rinjve/rejave nëpërmjet programeve për menaxhimin e parasë, përgatitjes për punësim, etj
  • Ofrimi i njohurive mbi migrimin e sigurtë; çeshtje të të drejtave dhe mbrojtje nga dhuna përfshirë atë në familje, abuzimi, shfrytëzimi, etj,
  • Aftësim nëpermjet programit të Lidershipit dhe pjesëmarrjes aktive
  • Këshill ose orientim për drejtimin shkollor/studimor; karierë ose punësim të adoleshentëve e të rinjve që mbarojnë arsimin bazë dhe ata qe mbarojnë arsimin e mesëm, si dhe prindërit e tyre  nëpërmjet ‘Ditëve të hapura’ – në bashkëpunim me strukturat lokale (Bashki, Zyra Pune, Arsim Profesional)
  • Mbështetje pas shkolle për adoleshtë/e të moshave 10-14 vjeç të cilët kanë vështirësi në ndjekjen e shkollës dhe rrezikojnë ta braktisin atë

Shërbime direkte për të rritur dhe familjet (prindër të adoleshentëve dhe të rinjve/rejave):

  • Aftësimi i prindërve për të përmirësuar komunikimin dhe marrëdhëniet pozitive me fëmijët e tyre nëpërmjet programit të prindërimit pozitiv;
  • Përmirësimi i komunikimit me fëmijët e tyre nëpërmjet krijimit të grupeve të prindërve 
  • Mbështetje reaguese për familjet më në nevojë (të evidentuara nga shërbimet sociale si në rrezik) për t’iu përgjigjur nevojave imediate të të rinjve/rejave dhe familjeve të tyre.

Shërbime të tjera si:

  •  Evidentimi i mundësive për krijim fondesh sociale të përbashkëta nga projekti, bashkia, AKPA e sektori privat  për punësimin e të rinjve/rejave pjesë e skemave mbështetese ekonomike ose paaftësisë.