Organizata LIBURNETIK ju fton të bëheni pjesë e projektit “Strengthen Activism in Youth field – (SAY)”

 

Trajnim për të rinjtë – nga data 15 – 21 Tetor 2021

Afati i fundit për të aplikuar 01 Tetor 2021.

 

QËLLIMI DHE OBJEKTIVAT E TRAJNIMIT

Ky projekt ka për qëllim të rrisë kapacitetet e të rinjve në mënyrë që ata të luajnë një rol aktiv në përmirësimin e pjesëmarrjes rinore në jetën politike dhe aktivizmit rinor në nivel lokal, në bashkëpunim të ngushtë me pushtetin lokal në Shqipëri.

 

Projekti “Forcimi i aktivizmit në fushën e rinisë” do të fokusohet në edukimin jo-formal, të organizuar nga të rinjtë për të rinjtë. Projekti do të përfshijë 27 të rinj të përzgjedhur që do të marrin pjesë në një cikël trajnimesh në nivel kombëtar, nga i cili do të mësojnë sesi të advokojnë dhe lobojnë për tema specifike të lidhura me jetën politike në vend.

 

Temat që do të zhvillohen gjatë trajnimit do te jenë:

– Pjesëmarrja në jetën politike dhe vendimmarrja;

– Hapat dhe aftësitë për të lobuar dhe advokuar;

– Organizimi i workshopeve “peer to peer”;

– Identifikimi i problemeve specifike që lidhen me jetën e përditshme të të rinjve;

– Organizimi i fushatave online për të adresuar problemin.

 

Projekti do të zhvillohet nga të rinjtë nëpërmjet metodave jo- formale në bashkëpunim me ekspertë të fushave përkatëse.

Projekti i drejtohet të gjithë të rinjve të moshës 15-30 vjeç.

 

https://forms.office.com/pages/responsepage.aspx?id=P0Yj-W0fpUCl_AC5dltSKqShM8XrnlVLlM0S-8s0JvJURFVJU0o0WEZMOFhMWVJRS0hINlNXRUVaOS4u&fbclid=IwAR2X9GkjTnBpMAVuOffoEZE1vs1VpkXS7wKRoep0lolXfPO07Ig5SwgofDo