Ambasadorët
Ish Koordinator i Qendrës Rinore Atelie
Engjell Gjugja
Engjell Gjugja ka lindur më 1 dhjetor 1989 në qytetin e Gjakovës, në Republikën e Kosovës. Shkollën fillore dhe të mesme i kreu në qytetin e Gjakovës, ndërsa studimet universitare i kreu në Universitetin Papal Salesian në Romë, Fakulteti Filozofik.
Ka qenë i angazhuar si profesor i Filozofisë/Etikës në gjimnazin jopublik “Maria Ndihmtare” në Shkodër. Dëshira dhe përkushtimi për të punuar me të rinjtë shërbeu si trampolinë për punësimin e tij në organizata të ndryshme që realizuan projekte me fokus këtë target grup.
Eksperienca brenda dhe jashtë vendit ndikoi në përmirësimin e shërbimeve të institucioneve publike dhe jopublike nëpërmjet risive që krijuan një klimë mikpritëse për të rinjtë e qytetit.
Ai u punësua në Bashkinë Shkodër pranë Drejtorisë së Shërbimeve Sociale, Strehimit dhe Shëndetit Publik në rolin e koordinatorit të Qendrës Rinore Publike “Atelie” .
Morri angazhimin e Presidentit të Kongresit Rinor Kombëtar (organizatë umbrellë e më shumë se 140 entitete); ka punuar dhe është angazhuar si vullnetar në organizata vendore, qendrore dhe ndërkombëtare.
Sot ai punon pranë organizatës Kongresi Rinor Kombëtar dhe është anëtar i bordit drejtues të Tirana European Youth Capital 2022. Gjithashtu ai angazhohet në promovimin e Qendrës Rinore Atelie dhe në përmirësimin e platformes online.
Profesoreshë - Muzikë
Ledina Hebovija
Ka lindur më 24 Janar 1998 në Shqipëri në qytetin e Shkodrës. Në moshën 6 vjeçare filloi Shkollën Artistike “Prenke Jakova”, Shkodër ku u diplomua në instrumentin e Pianos.
2016 – 2019 kryen studimet Bachelor në Universitetin “Luigj Gurakuqi”, Shkodër për “Pedagogji Muzikore”, në vitin 2021 vazhdon studimet Master në Universitetin e Arteve, Tiranë.
Në vitin 2017 – 2019 ishte pjesë e Korit “Rozafa Expression” si Koncertmaestër dhe Soprano. Në vitin 2020 u angazhua si vullnetare në Qendrën Rinore “Atelie”, Bashkia Shkodër. Pas dy viteve eksperiencë dhe kontribut në Qendër ajo nderohet me titullin ambasadore e Qendrës Rinore Atelie.
Në gushtin e 2020 – 2022 në Shkodër filloi punën në Shkodra Jazz Festival/“Rrok Academy” si koordinatore e klasës Jazz/New Technology dhe Classic/Multimedia gjithashtu dhe si anëtare e Shoqatës Kulturore “Rrok Jakaj” (organizatorët e eventit). Në vitin 2021 punësohet si Koordinatore e Transparencës për Bashkinë Shkodër nga organizata PVN. Në vitin 2022 punësohet si profesoresh e instrumentit Piano në Shkollën 9-të vjecare ‘’Besëlidhja’’, Lezhë ku vazhdon të jetë akoma.