Qendra Rinore “Atelie” është shërbim publik i Bashkisë Shkodër dedikuar rinisë dhe nxë vend në rrjetin e Qendrave Komunitare “Për Familjën”, nën menaxhimin e Drejtorisë së Shërbimeve Sociale, Strehimit dhe Shëndetit Publik.
Kjo qendër është hapësirë e sigurtë rinore shumë-funksionale dhe mundëson marrjen e shërbimeve në: edukim formal dhe joformal, sipërmarrje, kulturë, informacion dhe ICT, pavarësisht nga gjinia, raca, etnia, kultura, besimi, aftësia ndryshe, mosha apo orientimi seksual dhe gjithashtu promovon organizimin e iniciativave të propozuara të rinjtë, për të inkurajuar shkëmbimin e eksperiencave dhe projekteve, që parandalojnë situatat e izolimit dhe margjinalizimit social të të rinjve.
Vizion i brendshëm
Qendra Rinore “Atelie” – aktor kryesor publik në hartimin, implementimin dhe monitorimin e shërbimeve dhe politikave rinore në nivel lokal; në agregimin e rinisë së Bashkisë Shkodër; në ndërtimin e platformave e bashkëpunimit me institucionet dhe organizatat lokale, kombëtare dhe ndërkombëtare.
Vizion i jashtëm
Të rinj, agjentë të zhvillimit cilësor të komunitetit dhe të promovimit të vlerave demokratike.
Misioni
Qendra Rinore “Atelie” synon fuqizimin dhe nxitjen e rinisë nëpërmjet zbatimit të programeve të arsimit cilësor dhe gjithëpërfshirës, të punësimit dhe sipërmarrjes, të pjesëmarrjes dhe përfaqësimit rinor në politik dhe vendimarrje (lokale dhe qëndrore), të artit, kulturës, sportit dhe mjedisi; nxitjes së nismave dhe organizimit rinor dhe programeve të çështjeve sociale dhe shëndetësore; të cilat në mënyrë direkte ndikojnë në promovimin e të drejtave të njeriut, vullnetarizmit dhe në zhvillimin e demokracisë.
Shërbimet që ofrohen
Qendra Rinore “Atelie” ofron shërbime të sigurta për të rinjtë e Bashkisë Shkodër dhe më gjërë dhe ato ndahën në shërbime infrastrukturore dhe në shërbime strategjike edukimi.
Shërbimet infrastrukturore: Përdorimi i hapësirave: Laboratori i ICT; Laboratori i Biznesit; Salla e Lojrave; Salla e muzikës; Salla e Kinema/Teater; Salla e Salla e Vallëzimit; Salla e Pikturës; Inkubatori i biznesit.