Bordi Rinor i Atelies

Klajdi Kraja

Azra Zhabjaku

Kejsi Moli

Vanesa Çuliqi

Serma Tafilica

Alan Xhahysa

Serena Tafilica

Anëtar bordi
Klajdi Kraja
Klajdi Kraja ka lindur më 5 Nëntor 2003, në Shqipëri në qytetin e Shkodrës. Në moshën 6 vjecare filloi Shkollën 9-vjecare “Xheladin Fishta” dhe e përfundoi atë në moshën 15 vjecare. Më pas fillon gjimnazin “Oso Kuka” ku dhe diplomohet në moshën 18 vjecare. Tani vazhdon studimet në Universitetin “Luigj Gurakuqi”, në Fakultetin e Ekonomisë, në vitin e parë , dega “Administrim-Biznesi”.
Që në vitin e parë të gjimnazit angazhohet në punë vullnetare, trajnime dhe aktivitete të tjera të organizuara nga organizata lokale dhe kombëtare ku njihet dhe me Qendrën Rinore “Atelie”. Në vitin 2022 bëhet vullnetar i Qendrës Rinore “Atelie” dhe më pas u bë pjesë e bordit të Qendrës Rinore “Atelie”, ku vazhdon të jetë akoma.

Anëtare e bordit
Azra Zhabjaku
E lindur më 29 Shtator 2006 në qytetin e Shkodrës. Në moshën 5 vjeçare filloi Shkollën 9-vjeçare “Salo Halili”, Shkodër, për dy vite (5-7 vjeçe) më pas kaloi në shkollën “Ndre Mjeda” për 7 vite (7-14 vjeçe). Pas mbarimit të shkollës 9-vjeçare, ajo vazhdoi shkollën e mesme në gjimnazin “Oso Kuka”, ku ndodhet aktualisht në vitin e dytë.
Pas fillimit të gjimnazit, në 2021, ajo filloi të merrej me shumë organizata si vullnetare, por edhe duke marrë pjesë në trajnime të ndryshme.
Në vitin 2022 ajo mori pjesë në projektin nderkombëtar “Supershkollat”, që më pas u përzgjodh te përfaqësonte Shqipërinë në samitin e mbajtur në Gjermani.
Gjithashtu gjatë këtij viti u bë vullnetare e Qendrës Rinore “Atelie”, Bashkia Shkodër dhe më pas u bë pjesë e bordit të Qendrës Rinore “Atelie”, ku vazhdon të jetë akoma.

Anëtare Bordi
Kejsi Moli
Kejsi Moli e lindur më 21 Korrik 2004 në qytetin e Shkodrës.
Arsimin e saj shkollor e ka filluar tek “Martim Camaj” për 2 vite (7-9 vjec), më pas do zhvendosej në shkollën “Gjergj Kastrioti” në qytetin e Lezhës ku qëndron për 2 vite të tjera (9-11vjec) duke u rikthyer përsëri në qytetin e Shkodrës dhe duke vazhduar në shkollën 9-vjecare “Pashko Vasa” (11-15 vjec).
Gjatë këtyre viteve ajo merr pjesë në aktivitete si Etëinning .
Momentalisht është studente në gjimnazin “Oso Kuka” viti i 3-të.
Në vitin 2022 bëhet pjesë e Qendrës Rinore ‘Atelie ‘ ,ku zhvillon njohuri të reja , duke mësuar më shumë rreth aktiviteteve dhe trajnimeve të ndryshme që zhvillohen dhe më pas u bë pjesë e bordit të Qendrës Rinore “Atelie”, ku vazhdon të jetë akoma.

Anëtare Bordi
Vanesa Çuliqi
Vanesa Çuliqi ka lindur më 04 dhjetor 2004 në Shqipëri në qytetin e Shkodrës. Ka kryer ciklin 9-vjeçar në shkollën “Xheladin Fishta” (mosha 6-15 vjeç) , ndërsa atë të mesëm në gjimnazin “Oso Kuka”.
Iu bashkua Qendrës Rinore “Atelie”, Bashkia Shkodër, në pranverë të vitit 2022, ku mori pjesë në aktivitete dhe trajnime të organizuara nga vetë qendra dhe nga organizata të ndryshme, duke zhvilluar kështu aftësitë e saj komunikative, organizacionale dhe bashkëpunuese më pas u bë pjesë e bordit të Qendrës Rinore “Atelie”, ku vazhdon të jetë akoma.

Anëtare Bordi
Serma Tafilica
Serma Tafilica lindi në Shkodër, Shqipëri me 18 Nëntor 2004. Ka përfunduar shkollën 9- Vjeçare “Ismail Qemali” dhe tani është maturante në gjimnazin “28- Nëntori”, Shkodër.
Në vitin 2022 u bë vullnetare në qendrën Rinore “Atelie”, Bashkia Shkodër ku arriti të zhvillojë dhe thellojë njohuritë e saja në fusha të ndryshme duke marrë pjesë dhe ndihmuar në trajnime/aktivitete, në të cilat vijon të jetë pjesë e tyre dhe më pas u bë pjesë e bordit të Qendrës Rinore “Atelie”, ku vazhdon të jetë akoma.

Anëtar Bordi
Alan Xhahysa
Alan Xhahysa lindi ne Shkoder,Shqiperi më 11 Mars 2006. Ka perfunduar shkollen 9-vjecare “Salo Halili” dhe tani studion ne Shkollën Profesionale “Hamdi Bushati”,Shkoder për “Hoteleri Turizëm”.
Ne vitin 2022 u bë vullnetar në Qendrën Rinore “Atelie” ,Bashkia Shkodër ku u njoh me aktivitete dhe organizata të fushave të ndryshme duke marrë pjese ne trajnime dhe më pas u bë pjesë e bordit të Qendrës Rinore “Atelie”, ku vazhdon të jetë akoma.

Anëtare Bordi
Serena Tafilica
Serena Tafilica lindi në Shkodër,Shqipëri më 22 Janar 2007. Ka përfunduar shkollën 9-vjecare “Ismail Qemali” dhe tani studion në gjimnazin “28-Nëntori” , Shkoder. Në vitin 2022 u bë vullnetare në Qendrën Rinore “Atelie” , Bashkia Shkodër ku forcoi më shumë njohuritë në fusha të ndryshme duke marrë pjesë në trajnime dhe aktivitete në të cilat vazhdon edhe sot të jetë pjesë e tyre më pas u bë pjesë e bordit të Qendrës Rinore “Atelie”, ku vazhdon të jetë akoma.