Qendra Shqiptare për një Zhvillim të Qëndrueshëm (Albania Sustainable Development Organization) me mbështetje të UNICEF dhe Bashkisë Shkodër është e angazhuar të ndërgjegjësojë lidhur me domosdoshmërinë e krijimit dhe shndërrimit të qendrave publike (bibliotekat e qyteteve) në inkubatorë funksionalë të emërtuar BiblioTech, për fëmijë dhe të rinj të apasionuar pas Teknologjisë së Informacionit dhe Komunikimit. 

Ky project zhvillohet në kuadër të programit “Transformimi i Përgjigjes Kombëtare ndaj Trafikimit të Njerëzve brenda dhe nga Shqipëria” i cili mbështetet nga qeveria e Mbretërisë së Bashkuar – Ambasada Britanike në Tiranë dhe zbatohet nga UNICEF në Shqipëri.

Gjatë vitit 2022, Qendra Rinore Atelie – Shkodër, ofroi aktivitete dhe shërbime lidhur me inovacionin për të rinjtë dhe fëmijët e komunitetit, zgjeruan hartën e lokacioneve, në të cilat ofrohet #FriendlyWiFi, informuan prindërit se falë këtyre koncepteve fëmijët mund të lundrojnë në mënyrë të sigurt në internet në ambientet e inkubatorëve.  

#BiblioTech ka një rol mbështetës, jo vetëm si katalizator për të nxitur zhvillimin e ideve të TIK-ut, por edhe për të ndihmuar të rinjtë në përdorimin e teknologjisë më të fundit, si dhe si të përfitojnë dhe të jenë të kujdesshëm me informacionin e marrë. Seancat informuese të #BiblioTECH promovojnë dhe mbështesin përfshirjen sociale duke mundësuar zhvillimin e programeve të qëndrueshme teknologjike të të rinjve duke rritur përfshirjen e tyre aktive në sipërmarrjen në TIK, duke nxitur krijueshmëri, inovacion dhe aktivitete konkurruese përmes ngritjes së kapaciteteve, zhvillimit të partneritetit dhe rritjes së ideve Startup. 

Grupet e synuara janë të gjithë të rinjtë dhe të moshuarit e komunitetit, fëmijët, studentët, gratë, prindërit, përfaqësues biznesi dhe njësive vendore, etj. Të gjithë ata janë përfshirë në takime fizike ose virtuale dhe ndihmohen në tematika të ndryshme sociale dhe TIK, të cilat do të jenë në kalendarin e përditësuar të Biblio-Tech.

Çfarë janë BiblioTech?

BiblioTech janë hapësira të pajisura me mjete teknologjike, brenda Qendrës Rinore “Atelie”.

Inkubatori është një mundësi e shtuar për aftësimin e fëmijëve dhe të rinjve lidhur me digjitalizimin, teknologjinë, sigurinë online, etj.

Bibliotekat e përfshira në program do të zgjerojnë hartën e Friendly Wi-Fi, filtrat e të cilit mbrojnë fëmijët dhe të rinjtë nga shfaqja e pornografisë,  materiale abuzuese seksuale me të mitur, dhunë e imazhe apo informacione të tjera në dëm të fëmijëve.

Përgjatë ecurisë së vet, nisma është fokusuar edhe në informimin dhe ndërgjegjësimin e fëmijëve dhe prindërve se ata mund të lundrojnë të sigurtë në internet, në mjediset e bibliotekave.

BiblioTech shërbejnë edhe si ambiente të përshtatshme për sesione informuese, ëorkshop-e dhe aktivitetete të tjera që kanë lidhje me teknologjinë dhe janë në shërbim të komunitetit.

Çfarë përmban këndi i BiblioTech? 

Secila bibliotekë është e pajisur me një seri pajisjesh që përmbushin më së miri nevojat dhe urinë teknologjike të të rinjve sot.

Në varësi të madhësisë së secilës bibliotekë janë krijuar këndet e pajisur me Pc dhe Monitor, Boks audio, Tablet, Printer/Skaner/Fotokopje, Projektor dhe Sphero Mini Robot si dhe pajisjet që facilitojnë lidhjen dhe operimin si Switch 24 port, WIFI, Arduino, Google Nest hub, Raspberry Pi.

Çfarë programesh janë të instaluara në PC-të  BiblioTech? 

Në secilin prej PC-ve janë të instaluar një sërë programesh që do të ndihmojnë të rinjtë të aftësohen më tej në fushën e Teknologjisë së Informacionit në mënyrë individuale.

1- Eclipse

2- Github

3- TablePlus

4- MySQL

5- WordPress

6- Xampp

7- Notepad++

8- 3D Creation SoftWare

Çfarë është Friendly Wi-Fi?

Friendly Wi-Fi Albania është një simbol i njohur ndërkombëtarisht çertifikimi për Wi-fi publik. Simboli Friendly Wi-Fi të tregon vendndodhjen ku, ky shërbim përmbush standardet e çertifikimit. Këtë simbol do ta gjesh aty ku ka prani më të madhe të fëmijëve dhe familjeve të tyre.

Në mjediset e çertifikuara ku të shfaqet simboli “Friendly Wi-Fi”, filtrohet qasja ndaj pornografisë së fëmijëve, ndaj imazheve dhe videove me përmbajtje abuzive dhe të dhunshme, si dhe ndaj faqeve të bllokuara nga Internet Ëatch Foundation, si faqe që përmbajnë pamje të papërshtashme për ta.

Përdorimi i “Friendly Wi-Fi” në një Wi-fi publik, e bën përvojën tënde online të sigurt dhe të besueshme. Friendly Wi-Fi Albania – Internet i sigurt për fëmijët dhe familjet!

PROGRAMI I TRAFIKIMIT UNICEF

“Transformimi i Përgjigjes Kombëtare ndaj Trafikimit të Qenieve Njerëzore në Shqipëri dhe nga Shqipëria’ është një program i financuar nga qeveria e Mbretërisë së Bashkuar që zbatohet nga UNICEF Shqipëri në bashkëpunim me Prezencën e OSBE-së në Shqipëri, Terre des homme, Tjetër Vizion, Vatra dhe Të Ndryshëm dhe të Barabartë Qendrës Shqiptare për një Zhvillim të Qëndrueshëm.

Partnerë të tjerë zbatues përfshijnë organizata dhe kompani vendore që janë angazhuar për të kontribuar në një seri komponentësh drejt arritjes me sukses të rezultateve të paracaktuar. 

Ndërhyrja synon të kontribuojë për reduktimin e trafikimit të qenieve njerëzore në dhe nga Shqipëria. Për të arritur këtë qëllim, programi është hartuar mbi një teori ndryshimi të konsoliduar, që bazohet në katër shtylla (rezultate):

  1. Komunitetet shfaqin njohuri dhe qëndrime të përmirësuara për të parandaluar trafikimin e qenieve njerëzore;
  2.  Individët në risk kanë më shumë mundësi sociale dhe ekonomike për të parandaluar trafikimin e qenieve njerëzore;
  3.  Viktimat e mundshme dhe viktimat e trafikimit reintegrohen në shoqëri;
  4.  Sistemi i drejtësisë është më i fortë për të hetuar, ndjekur dhe dënuar trafikuesit dhe të mbështesë viktimat;

Krahas mbështetjes së dedikuar për riintegrimin me sukses të Viktimave të Mundshme të Trafikimit/ Viktimave të Trafikimit, projekti do të rezultojë në një ndryshim të matshëm të ndërgjegjësimit dhe njohurive të komuniteteve dhe ofruesve të shërbimit për rreziqet që lidhen me trafikimin e qenieve njerëzore, ndërsa popullata në rrezik do të ketë qasje të përmirësuar në shërbime mbështetëse cilësore që ulin cënueshmërinë e tyre. 

Si përfundim, pritet që i gjithë ky cikël të kontribuojë në uljen e prevalencës së trafikimit të qenieve njerëzore në dhe nga Shqipëria.

Programi zbatohet në Tiranë dhe në tre qarqet veriore të Shkodrës, Dibrës dhe Kukësit. Qarqet përfshijnë 17 bashki, përkatësisht: Tiranë, Kamëz, Vorë, Kavajë, Rrogozhinë, Shkodër, Fushë-Arrëz, Malësi e Madhe, Pukë, Vau i Dejës, Dibër, Bulqizë, Klos, Mat, Kukës, Has, Tropojë; dhe përqendrohen ekskluzivisht në programe parandalimi në nëntë zona: Shkodër, Kukës, Has, Tropojë, Dibër, Mat dhe Kamëz; dhe në dy zona të bashkisë së Tiranës, në Paskuqan dhe në Babrru.

Është e rëndësishme të përmendet shtrirja e mëtejshme e programit gjatë zbatimit të tij duke përfshirë rajonet e Korçës, Elbasanit dhe Vlorës dhe duke e zgjeruar edhe më tej hartën e mbulimit gjeografik.