ELIA LIKA
Një talent në fushën e notit, pjesë e ekipit të Vllaznisë dhe përfaqësuese e Kombëtares. Me një koleksion të pasur medaljesh nga kampionatet kombëtare, ajo ka përfaqësuar me krenari Shqipërinë në Kampionatin Evropian të Notit për të rinj për dy vite rradhazi (2022 dhe 2023). Përkushtimi dhe disiplina e saj e palodhur kanë qenë ndihma që të arrijë rezultate të shkëlqyera dhe të jetë një lider i dalluar në sportin e notit.
Përveç përkushtimit të saj në sport, Elia është dhe fituese e projektit “Mendimi im, forca ime,” organizuar nga MAS, ka shkëlqyer në olimpiadën e gjuhë-letërsisë duke fituar fazën e dytë për dy vite radhazi dhe është gjithashtu pjesëmarrëse aktive dhe fituese në shumë aktivitete dhe projekte, përfshirë Upshift, Kampin e Financës, dhe Tetorin Rozë, duke e treguar kështu angazhimin dhe talentin e saj në një gamë të gjerë fushash, si në shkollë ashtu dhe jashtë saj.
Elia është një model frymëzues i diversitetit dhe talentit, kombinuar me një shpirt të fortë dhe të vendosur.



