📚Në kuadër të Ditës Ndërkombëtare të Arsimit, me datë 24 janar, në qendrën rinore “Atelie” do të zhvillohet një sesion informues me pedagogë nga fakultete të ndryshme të universitetit “Luigj Gurakuqi” mbi mundësitë që këto fakultete ofrojnë.
🟢Do të kemi mundësinë që mes diskutimit të përbashkët dhe pyetjeve të lira, të mësojmë më tepër mbi arsimin universitar në qytetin tonë.
🟢 Të gjithë jeni të ftuar. Ju presim në orën 13.30 me datë 24 Janar pranë ambjenteve të Qendrës Rinore “Atelie”.
#ditandërkombëtareearsimit #shkodrarinore #bashkiashkoder #universitetiluigjgurakuqi #informim #edukim