[ad_1] 🌞 Në kuadër të projektit “Zhvillimi i kapaciteteve të organizatave që punojnë për pabarazinë gjinore në zonat rurale”, Qendra Rinore Atelie mirëpriti punonjësit rinor, edukatorët dhe përfaqësuesit e organizatave rinore nga 🇦🇱🇷🇴🇽🇰🇩🇪🇬🇷🇧🇦🇵🇱🇷🇸.

➡️ Qëllimi i vizitës studimore ishte informimi për punën e vazhdueshme që Drejtoria e Shërbimeve Sociale, Strehimit dhe Shëndetit Publik, Bashkia Shkodër ndërmerr për të kapërcyer paragjykimet, për të promovuar barazinë gjinore dhe fuqizimin e grave, për t’u angazhuar dhe aktivizuar për një shoqëri të barabartë e për të drejta të barabarta.

➡️ Gjatë vizitës u shkëmbyen praktika të mira për punën rinore si dhe u krijuan lidhje të reja me përfaqësuesit rinor që morrën pjesë në këtë projekt.

➡️ Ky projekt u implementua nga organizata For Gender Integration, financuar nga Bashkimi Evropian, vizita studimore u realizua me ndihmem e Bashkisë Shkodër.

#iwantgenderequality #FGIA #bashkishkoder #ErasmusPlus #EuropeanUnion






[ad_2]
Source