Bashkia Shkodër ka një traditë të gjatë bashkëpunimi me organizatat e shoqërisë civile. Një ndër objektivat e Bashkisë Shkodër është bashkëpunimi me shoqёrinë civile, me qellim realizimin e objektivave zhvillimore të Bashkisë Shkodër. Në këtë kuadër Bashkia Shkodër ka zbatuar me sukses metodologjinë LOD të Programit Rajonal për Demokraci Lokale në Ballkanin Perëndimor (ReLOaD).

Ky Program është një iniciativë rajonale tre-vjeçare e financuar me fonde të Bashkimit Europian nga Instrumentet e Asistencës së Para-Anëtarësimit (IPA) dhe zbatohet nga UNDP në gjashtë vende të Ballkanit Perëndimor. Në vijim të këtij programi, Bashkia Shkodër ka nënshkruar memorandumin e mirëkuptimit me UNDP Albania për ReLOaD2 duke u angazhuar që thirrjet për projektet propozime drejtuar Organizatave të Shoqërisë Civile të vazhdojë ti realizojë sipas Metodologjisë LOD, miratuar me VKB nr. 69, datë 30.10.2017.

Thirrja financohet plotësisht nga buxheti i Bashkisë Shkodër  për vitin 2022.

Bashkia Shkodër fton të gjitha Organizatat e Shoqërisë Civile (OSHC-të) në Shqipëri që të paraqesin projekt-propozime që janë në përputhje me objektivat zhvillimore dhe prioritetet e Bashkisë Shkodër si mëposhtë:

1. Mbështetja për zhvillimin ekonomik
1.1 Promovimi i resurseve natyrore, kulturore dhe produktit vendor të 11 njësive administrative të Bashkisë Shkodër.
1.2 Promovimi i resurseve natyrore, kulturore dhe produktit vendor të njësive administrative Shosh, Pult Postribë, Rrethina.
1.3 Promovimi i resurseve natyrore, kulturore dhe produktit vendor të njësive administrative Berdice, Ana e Malit, Dajc, Guri i Zi.
2. Zhvillimi i qëndrueshëm i turizmit
1.1 Organizimi i aktiviteteve që synojnë promovimin e ngjarjeve kulturore që favorizojnë zhvillimin e turizmit në territorin e Bashkisë Shkodër.
1.2 Organizimi i aktiviteteve që synojnë promovimin e produkteve turistike të territorit të Bashkisë Shkodër.
3.Trashëgimia kulturore, eventet artistike dhe kulturore
2.1 Organizimi i aktiviteteve që synojnë organizimet festive kulturore argëtuese, që favorizojnë rritjen e zhvillimin e jetës kulturore në territorin e Bashkisë Shkodër.
2.2 Organizimi i ngjarjeve të mëdha artistike që kanë ndikim në rritjen e cilësisë kulturore.

Vlera e granteve që ndahen si pjesë e kësaj thirrjeje publike duhet të jenë në mes të shumave minimale dhe maksimale si më poshtë:

Shuma e fondeve për projektet e miratuara sipas Prioritetit 1 dhe Prioritetit 2 do të jetë:
shuma minimale:     350.000  ALL
shuma maksimale:  1.000.000  ALL

Shuma e fondeve për projektet e miratuara sipas Prioritetit 3 do të jetë:
shuma minimale:     550.000  ALL
shuma maksimale:  2.500.000  ALL

OSHC-të mund të aplikojnë jo më shumë se dy projekt propozime si aplikues ose si partner. Projekt propozimet duhet ti adresohen vetëm një nënprioriteti, ndërsa për prioritete të ndryshme shoqata mund të aplikojë jo më shumë se dy projekt propozime. Secili projekt propozim duhet të dorëzohet në formulare aplikimi të veçante dhe për secilin aplikim duhet të dorezohet dokumentacioni përkatës.

Bashkia rezervon të drejtën të mos i alokojë të gjitha fondet që ka në dispozicion në rast se projekt-propozimet e paraqitura nuk i plotësojnë kriteret e përcaktuara. Kohëzgjatja e secilit projekt mund të shkojë nga 3 deri në 9 muaj. Projektet e përzgjedhura duhet të zbatohen në periudhën nga Prill/2022 deri në Dhjetor/2022.

PËRSHTATSHMËRIA/PRANUESHMËRIA:

Pjesëmarrja në këtë thirrje publike është e hapur, në baza të barabarta, për të gjitha OShC-të e regjistruara zyrtarisht (shoqata/organizata apo fondacion) në përputhje me ligjet dhe rregulloret e në fuqi në Shqipëri. Të gjitha organizatat e shoqërisë civile të interesuara mund të gjejnë informacion të hollësishëm rreth kushteve për aplikim si dhe për kriteret për financimin e projekteve në Udhëzimin për Aplikantë (Shtojca 6), pjesë përbërëse e dokumentacionit të thirrjes publike.

DOKUMENTACIONI: Dokumentacioni i aplikimit për thirrjen publike të Bashkisë Shkodër do të jetë i disponueshëm nga 07/02/2022 pas dërgimit të një kërkesë me e-mail në adresën [email protected] ku duhet ta citoni emrin e organizatës së interesuar; ose duke u paraqitur personalisht në Drejtorinë e Planifikimit Strategjik dhe Përmirësimit të Klimës së Biznesit, pranë Bashkisë Shkodër. Të gjitha informatat e nevojshme, si dhe një version elektronik i paketës së aplikimit mund të gjendet edhe në web-faqen zyrtare të Bashkisë (www.bashkiashkoder.gov.al).

Me qëllim mbështetjen e OSHC-ve për të paraqitur aplikime në përputhje me kriteret e Udhëzuesit, bashkia do të organizojë takime informuese/ditë të hapura:

  1. Bashkia Shkodër do të organizojë një takim informues/ditë të hapur mbi Thirrjen e hapur, ku ftohen të marrin pjesë të gjitha organizatat e interesuara për të aplikuar në përgjigje të kësaj Thirrjeje. Ky takimi ka si qëllim, informimin e OSHC-ve mbi elementët kryesorë të Thirrjes, duke u fokusuar tek elementët më të rëndësishëm për OSHC-të. Më shumë detaje për këtë aktiviteti do të jepen së shpejti nga Bashkita përkatëse nëpërmjet website.
  2. Mbështetje konkrete për OSHC-të nëpërmjet ofrimit të konsultimeve për shkrimin e projekt-propozimit. Në Bashkinë Shkodër, drejtoritë përgjegjëse do të jenë në dispozicion të OSHC-ve gjatë gjithë kohëzgjatjes së Thirrjes, për sqarime dhe informacione shtesë në lidhje me prioritetet/nënprioritet e thirrjes të pasqyruara në dokumentacionet e Bashkisë Shkodër (strategji, buxhet vjetor, fishprojekt, kalendar aktivitetesh, etj, në kuadër të kësaj Thirrjeje.
  3. Pyetje rreth ftesës publike mund të behën përmes e-mail adresës [email protected] duke iu referuar thirrjes publike. Pyetjet mund të dërgohen deri më 02/03/2022, ndërsa përgjigjet do të jepen me shkrim brenda 5 ditëve pune që nga data e pranimit të pyetjeve përkatëse. Për qëllime transparence, përgjigjet mund t’u dërgohen gjithashtu të gjithë organizatave të cilat kanë dërguar pyetje me email.

DORËZIMI I APLIKIMEVE:

Aplikimet e plotësuara (me të gjithëdokumentet mbështetëse) duhet të dorëzohen në tri (3) kopje të shtypura dhe një kopje elektronike (CD apo USB), të vendosura në një zarf të vulosur mbi të cilin është shkruar referenca e thirrjes publike, përmes postës zyrtare apo personalisht, gjatë ditëve të punës (e hëne – e premte), nga ora 09:00 deri ora 16:00, në adresat në vijim:
Bashkia Shkodër
Adresa: Rr. 13 Dhjetori, Nr.1 4001, Shkodër

Afati për dorëzimin e aplikimeve është data 09/03/2022, ora 16:00. Aplikimet e dorëzuara pas këtij afati do të merren parasysh vetëm nëse vula postare tregon se data dhe koha e dërgimit ka qenë para mbylljes së afatit zyrtar. Pjesa e jashtme e zarfit duhet të përmbajë titullin e thirrjes për dorëzimin e propozimeve, emrin dhe adresën e plotë të kandidatit, emrin e plotë të projektit dhe mbishkrimin “Të mos hapet përpara hapjes zyrtare.” Formulari për regjistrimin e dokumentacionit të pranuar lëshohet nga përfaqësuesi i bashkisë. Të gjithë aplikantët që kanë paraqitur propozime, pavarësisht nëse pranohen ose jo, njoftohen me shkrim për vendimin e marrë për projekt-propozimin e tyre brenda 15 ditëve pune nga mbyllja e thirrjes publike.

Rezultatet do të publikohen në faqen e internetit të bashkisë www.bashkiashkoder.gov.al

Shtojca 7 – Projektpropozimi
Shtojca 8 – Buxheti
Shtojca 9 – Kuadri logjik
Shtojca 10 – Plani i aktiviteteve
Shtojca 11 – Formulari i identifikimit Administrativ dhe Financiar
Shtojca 12 – Deklarata për plotësimin e kritereve
Shtojca 13 –  Lista e kontrollit
Shtojca A – Deklarata e partneritetit
Shtojca B – Deklarata e shmangies së konfliktit të interesit
Shtojca C ( Aneksi 1- Përmbledhje fishprojektesh)

Burimi: Thirrje e hapur publike për organizatat e shoqërisë civile për dorëzimin e projekt propozimeve përmes metodologjisë LOD të programit Reload2 (bashkiashkoder.gov.al)