Shpallje për vende vakante pranë strehëzës për fëmijët pa kujdes prindëror
Në kuadër të projektit “Komuniteti i të Ardhmes: ndërhyrje të përfshirjes sociale dhe në tregun e punës për jetimët e Shkodrës”, AID 10950, projekt i financuar nga Agjencia Italiane për Bashkëpunim dhe Zhvillim (AICS), dhe që po zbatohet nga Shoqata ACLI IPSIA, në bashkëpunim me Bashkinë Shkodër, CODE PARTNERS, SHIS, Universitetin e Bolonjës, Universitetin e Shkodrës dhe Kooperativën Lybra, po ndërtohet një (Strehëz për fëmijët pa kujdes prindëror) në Bashkinë e Shkodër, i cili do t’u shërbejë fëmijëve të moshës 6-18 vjeç për edukimin dhe zhvillimin e tyre.
Mbështetur në dispozitat e legjislacionit shqiptar në fuqi, e veçanërisht në:
•Kodin e Punës së Republikës së Shqipërisë, miratuar me ligjin nr. 7961, me datë 12/07/1995;
•Ligjin nr. 7703, me datë 11/05/1993: “Për Sigurimet Shoqërore në Republikën e Shqipërisë”;
•Ligji 139.2015 “Për vetëqeverisjen vendore”, i ndryshuar;
•Ligjin nr. 121/2016: “Për Shërbimet e Kujdesit Shoqëror në Republikën e Shqipërisë”;
•Ligji 18/2017 “Për të Drejtat dhe Mbrojtjen e Fëmijëve”.
•Vendimin nr. 111, datë 23.02.2018: “Për krijimin dhe funksionimin e fondit social”;
•Vendimin nr. 518, datë 04.09.2018: “Për shërbimet e kujdesit shoqëror komunitar e rezidencial, kriteret, procedurat për përfitimin e tyre dhe masën e shumës për shpenzime personale për përfituesit e shërbimit të organizuar”.
Bashkia Shkodër dhe shoqata ACLI IPSIA, në bashkëpunim me partnerët e tjerë, CODE PARTNERS, SHIS, Universitetin e Bolonjës dhe Universitetin e Shkodrës, njofton shpalljen e një vendi të lirë pune dhe bën organizimin e konkursit për pozicionin e kandidatit për:
1.KORDINATOR I STREHËZ PËR FËMIJËT PA KUJDES PRINDËROR.
KONTEKSTI DHE ORGANIZIMI I PUNËS
•Koordinon, administron dhe mbikqyr mbarëvajtjen e punës dhe aktiviteteve në Strehëz për fëmijët pa kujdes prindëror.
•Kordinatori i Shërbimit ka varësi direkte nga Drejtori i Shërbimeve Sociale në Bashkinë Shkodër dhe kordinatori i projektit deri në përfundim të projektit, me të cilët ballafaqohet dhe ku raporton për organizimin e punës në tërësi të strukturës dhe për çdo problematikë që del gjatë punës.
DETYRA E PËRGJEGJËSI
1.Ndaj Drejtorit të Shërbimeve Sociale pranë Bashkisë dhe kolegëve
a.Drejton mbarevajtjen e sherbimit në Strehëz duke siguruar cilësitë teknike dhe menaxheriale dhe arritjen e rezulateve te synuara nga Bashkia Shkodër.
b.Bashkëpunon dhe kontribuon në kryerjen e procedurave administrative për të aplikuar dhe për të marrë licençen per Strehëzën pranë ISHPSHSH.
c.Bashkëpunon me sherbimet sociale të Bashkisë Shkodër për fëmijët e mirëpritur në Strehëz në të gjitha fazat pranimit, qëndrimit dhe zhvillimit.
d.Merr pjesë aktivisht në përgatitjen e Planit Individual të Kujdesit për çdo fëmijë dhe në zbatimin e detyrave specifike të planit deri në largimin e fëmijës nga Strehëza.
e.Mbajtja e marrëdhënieve, në bashkëpunim me shërbimet sociale përgjegjëse, me familjet biologjike, gjithmone duke ju referuar vendimeve gjyqësore.
f.Ndërmjetëson konfliktet mes stafit dhe të miturve, mes stafit me njëri-tjetrin dhe mes të miturve me njëri-tjetrin.
g.Organizon takimet periodike të bashkëndarjes së mbarëvajtjes së shërbimit me stafin e Strehëzës.
h.Organizon takimet 6-mujore për përditësimin e Planit Individual të Kujdesit për çdo të mitur merr pjesë ne vlerësimin e punës së bërë dhe planifikimin e aktiviteteve në vazhdim
i.Zhvillon veprimtari supervizimi dhe monitorimi të projekteve edukative për të miturit, në bashkëpunim me ekipin edukativ, duke i kushtuar një vëmendje të veçantë zhvillimit fiziko-psikiko-shpirtëror/racional të të miturve.
j.Monitoron dhe kujdeset për plotësimin e dokumentacionit të parashikuar për realizimin e punës edukative në Strehëz.
2.Ndaj vetes së vet
a.Merr pjesë në formimin profesional që do të bëhet përpara hapjes së shërbimit (me një kohëzgjatje minimumi 1 muaj).
b.Thellon njohuritë e veta rreth metodës edukative që karakterizon Strehëzën , Mjedis Terapeutik Global, gjatë punës së tij në këtë shërbim rezidencial.
c.Organizon takimet e supervizimit/formimit mujor për ekipin formativ të Strehëzës.
d.Komunikon me eprorin e vet kur ndesh vështirësi gjatë punës në institucion.
e.Ndjek kurse përditësimi profesional dhe formimi të vazhdueshëm, që ofrohen nga territori.
3.Ndaj të tretëve
a.Në marrëdhëveshje dhe në bashkëpunim me eprorin kontribuon për të mbajtur marrëdhëniet me territorin (përfshi shkollën dhe aktorë të tjerë që kanë kontakt me të miturin).
b.Merr pjesë në takimet në rrjet, që kanë të bëjnë me pranimin e të miturit, me verifikimet e ndryshme, me rishikimin e objektivave, me largimin nga Strehëza, etj.
c.Zhvillon, sipas nevojës, biseda individuale psikologjike me prindërit e të miturve të Komunitetit, me qëllim që vështirësitë e tyre të zbuten dhe të tejkalohen.
d.Zhvillon takime në grup me prindërit e të miturve, duke pasur si objektiv favorizimin e dinamikave të shkëmbimit, bashkëndarjen e përjetimeve, përpunimin e përvojave, lehtësimin e lindjes së lidhjeve afektive dhe të besimit.
GATISHMËRIA E KËRKUAR
Koordinatori duhet të jetë i gatshëm që të punojë paradite e pasdite për një total prej 40 orësh mujore, që do të shpërndahen sipas kërkesave organizative të Strehëzës.
KËRKESA SPECIFIKE
1.Diplomë bachelor në Psikologji dhe/ose Punë Sociale dhe Master të fushës.
2.Preferohet të ketë marrë pjesë në kursin “Nga kujdesi në edukim: procesi i deinstitucionalizimit në Shqipëri”, realizuar në kuadër të projektit “Komuniteti i të ardhmes: ndërhyrje të përfshirjes sociale dhe në tregun e punës për jetimët e Shkodrës”.
3.Të ketë përvojë të mëparshme në fushën e shërbimeve të kujdesit shoqëror.
4.Preferohet të ketë ndjekur kurse specializuese në lidhje me profilin e kërkuar.
5.Të mos ketë masa disiplinore në fuqi ndaj tij.
6.Aftësi marrëdhënore dhe menaxhim i marrëdhënieve ndërpersonale në punë.
7.Aftësi marrëdhënore dhe empatike me të mitur në situata risku.
8.Aftësi për të vëzhguar dhe për të lexuar kontekstet edukative (nevojat) dhe për të koordinuar situata komplekse.
9.Aftësi për të punuar në mënyrë autonome dhe bashkëpunuese me stafin e strukturës.
10.Aftësi për të mbarështuar konfliktet që mund të lindin në marrëdhëniet mes të miturve.
11.Preferohet të ketë aftësi të drejtimit të makinës etë aftësi të drejtimit të makinës.
V.R.:
Përveç pikës së parë, asnjëra prej pikave të tjera të mësipërme nuk e përjashtojnë kandidatin prej konkurrimit.
DOKUMENTACIONI
1.Fotokopja e kartës së identitetit.
2.Kërkesa për vendin e kërkuar të punës (letër motivimi).
3.Jetëshkrimi (CV).
4.Fotokopja e diplomës së Bachelor-it dhe të masterit si dhe listë të notave të noterizuar. (të mos kërkohet e noterizuar në fazë aplikimi)
5.Fotokopja e liçencës ose e një vërtetimi që tregon se kandidati është në proces liçencimi.
6.Fotokopja e librezës së punës ose fotokopja e librezës së kontributeve ose vërtetimi i punësimit me kontribute lëshuar nga një institucion publik që vërteton vitet e punës të shkruara në CV.
7.Dëshmia e penalitetit të lëshuar jo më herët se tre muaj para datës së aplikimit. Në pamundësi për ta sjellë atë brenda afatit kohor të parashikuar për aplikim, aplikuesi mund të dorëzojë të plotësuar formularin e shkarkuar në adresën:
https://www.drejtesia.gov.al/wp…/Formular_Vetedeklarimit-1.
Nëse aplikuesi shpallet fitues duhet të sjellë dëshminë e penalitetit.
8.Vërtetimi nga Gjykata e Shkallës së Parë Shkodër dhe e Prokurorisë së Shkallës së Parë Shkodër, jo më herët se tre muaj para datës së aplikimit.
9.Raport mjeko ligjor;
10.Adresë e plotë vendbanimi (saktësim adrese);
11.Deshmi drejtimi të makinës B1.
12.Nr. kontakt/ adresë e-maili)
13.Foto (2 copë)
2.EDUKATOR/E I/E PRANË STREHËZ PËR FËMIJËT PA KUJDES PRINDËROR.
KONTEKSTI DHE ORGANIZIMI I PUNËS
•Projekton dhe organizon jetën e Komunitetit, në marrëveshje me drejtuesin e shërbimit dhe me të gjithë ekipin edukativ, duke krijuar kushte të përshtatshme jetese për individin dhe grupin e të miturve që ndodhen në Strehëz.
•Edukatori ka si varësi direkte nga drejtuesi i shërbimit, me të cilën ballafaqohet dhe ku raporton për organizimin e punës në tërësi së strukturës dhe për çdo problem që del gjatë punës.
DETYRA E PËRGJEGJËSI
1.Ndaj të miturve
a.Krijon një marrëdhënie edukative me të miturit, duke u paraqitur si figurë afektive dhe si model i rritur referimi (funksion scaffolding-u).
b.Përpunon dhe plotëson Sistemin e Planifikimit të Kujdesit të të miturit, edukator referimi i të cilit është, me supervizimin e drejtuesit, bashkëpunimin e psikologut/es, të krejt ekipit edukativ dhe të rrjetit formal (p.sh. familje, shkollë, etj.).
c.Bashkëpunon me koordinatorin e strukturës për të zbatuar në mënyrë rigoroze regjimin ditor, përbërë prej rutinës dhe ritualeve që zhvillohen brenda e jashtë institucionit.
d.Ndjek mbarëvajtjen e të miturve në procesin shkollor-edukativ, mban lidhje të vazhdueshme me stafin pedagogjik dhe mësuesit e tyre kujdestarë, organizon e kontrollon studimin dhe përgatitjen shkollore të të miturve.
e.Edukatori ka detyrë të sillet me edukatë, me etikë profesionale, pa fyer dhe pa ushtruar dhunë fizike apo psikologjike ndaj të miturve, duke respektuar historinë e jetës së secilit fëmijë, dinjitetin, personalitetin dhe të drejtat e tyre.
f.Punon për forcimin e lidhjeve të të miturve me prindërit e tyre apo me të afërmit që kanë përgjegjësi ligjore ndaj tyre.
g.Kujdeset për higjienën personale dhe shëndetin fizik të të miturve, duke i kushtuar vëmendje edhe aspektit parandalues.
h.Programon veprimtaritë edukative, kulturore dhe të kohës së lirë, në bashkëpunim me të miturin dhe ekipin edukativ (brenda dhe jashtë Strehëzës), duke respektuar planin mujor të institucionit.
i.Bashkëndan dhe mbështet të miturit në zhvillimin e punëve të shtëpisë (pastrim i mjediseve të përbashkëta, kuzhinë, etj.), duke i parë këto momente si raste të forcimit të lidhjeve afektive dhe si instrumente edukative e riparuese të dëmeve të shkaktuara nga mjediset prej nga vijnë të miturit.
2.Ndaj koordinatorit/es dhe kolegëve
a.Përgatit dokumentacionin e nevojshëm për punën edukative (kërkuar prej drejtuesit dhe/apo enteve publike apo private).
b.Bashkëpunon me kolegët për menaxhimin e Strehëzës dhe të veprimtarive të ndryshme.
c.Bashkërendon, së bashku me kuzhinieren/pastruese, ndarjen e punëve të shtëpisë gjatë turnit të mëngjesit.
d.Komunikon me gojë dhe shkrim, me kolegët e vet, mbi mbarëvajtjen e fëmijëve në lidhje me problemet e ndryshme që ata ndeshin.
e.Kujdeset për plotësimin e dokumentacionit të parashikuar për realizimin e punës në Strehëz.
3.Ndaj vetes së vet
a.Merr pjesë në formimin profesional që do të bëhet përpara hapjes së shërbimit (me një kohëzgjatje minimumi 1 muaj).
b.Thellon njohuritë e veta rreth metodës edukative që karakterizon Strehëzën, Mjedis Terapeutik Global, gjatë punës së tij.
c.Merr pjesë në takimet e supervizimit/formimit mujor që mbahen prej psikologut/es së shërbimit.
d.Ndjek kurse përditësimi profesional dhe formimi të vazhdueshëm realizuar prej koordinatorit/es, psikologut/es dhe agjensive të ndryshme formuese të pranishme në territor.
e.Komunikon me koordinatorin/en kur ndesh vështirësi gjatë punës në institucion.
4.Ndaj Strehëzës
a.Gjatë javës, në bashkëpunim me kuzhinieren/pastruese, kontribuon në rregullimin e mjediseve të brendshme dhe të jashtme të shtëpisë.
b.Së bashku me fëmijët kujdeset për hapësirën e gjelbërt përreth shtëpisë (p.sh. oborr, kopsht, etj.).
c.Në rast nevoje, edukatorët bëjnë riparime të vogla mirëmbajtëse të shtëpisë (secili sipas aftësive të veta).
5.Ndaj të tretëve
a.Edukatori është i detyruar të respektojë rregulloren e vizitave, duke u përpjekur që të ruajë përherë interesin më të lartë të të miturit dhe të shërbimit në përgjithësi.
b.Në marrëveshje dhe bashkëpunim me drejtuesin, mban marrëdhënie me territorin (përfshi shkollën) dhe krijon rrjetin e nevojshëm për realizimin e Sistemit të Planifikimit të Kujdesit dhe mbështetjen e punës edukative të Komunitetit në përgjithësi.
GATISHMËRIA E KËRKUAR
Edukatorët duhet të jenë të gatshëm që të punojnë me tre turne, çdo ditë të javës (përfshi edhe festat), me 1 ditë pushim të javës dhe 1 ditë rekuperim nate, për një total prej 40 orësh javore.
KËRKESA SPECIFIKE
1.Diplomë bachelor (preferohet edhe master) në Punë sociale, Psikologji dhe/apo Shkenca të Edukimit.
2.Preferohet të ketë marrë pjesë në kursin “Nga kujdesi në edukim: procesi i deinstitucionalizimit në Shqipëri”, realizuar në kuadër të projektit “Komuniteti i të ardhmes: ndërhyrje të përfshirjes sociale dhe në tregun e punës për jetimët e Shkodrës”.
3.Të ketë përvojë të mëparshme.
4.Preferohet të ketë ndjekur kurse kualifikimi në lidhje me profilin e kërkuar.
5.Të mos ketë masa disiplinore në fuqi ndaj tij.
6.Aftësi marrëdhënore dhe menaxhim i marrëdhënieve ndërpersonale në punë.
7.Aftësi marrëdhënore dhe empatike me të mitur në situata risku.
8.Aftësi për të vëzhguar dhe për të lexuar kontekstet edukative (nevojat) dhe për të mbarështuar situata komplekse.
9.Aftësi për të punuar në mënyrë autonome dhe bashkëpunuese me stafin e strukturës.
10.Aftësi për të mbarështuar konfliktet që mund të lindin në marrëdhëniet mes të miturve.
11.Preferohet aftësi drejtuese të makinës.
V.R.:
Përveç pikës së parë, asnjëra prej pikave të tjera të mësipërme nuk e përjashtojnë kandidatin prej konkurrimit.
DOKUMENTACIONI:
1.Fotokopja e kartës së identitetit.
2.Kërkesa për vendin e kërkuar të punës (letër motivimi).
3.Jetëshkrimi (CV)
4.Fotokopja e diplomës së Bachelor-it dhe të masterit (nëse kandidati e ka), të noterizuar (ne faze aplikimi te mos jete e noterizuar).
5.Fotokopja e librezës së punës ose fotokopja e librezës së kontributeve ose vërtetimi i punësimit me kontribute lëshuar nga një institucion publik që vërteton vitet e punës të shkruara në CV.
6.Dëshmia e penalitetit të lëshuar jo më herët se tre muaj para datës së aplikimit. Në pamundësi për ta sjellë atë brenda afatit kohor të parashikuar për aplikim, aplikuesi mund të dorëzojë të plotësuar formularin e shkarkuar në adresën:
https://www.drejtesia.gov.al/wp…/Formular_Vetedeklarimit-1.
Nëse aplikuesi shpallet fitues duhet të sjellë dëshminë e penalitetit.
7.Vërtetimi nga Gjykata e Shkallës së Parë Shkodër dhe e Prokurorisë së Shkallës së Parë Shkodër, jo më herët se tre muaj;
9.Raport mjeko ligjor;
10.Adresë e plotë vendbanimi (saktësim adrese);
11.Deshmi drejtimi të makinës B1.
12.Nr. kontakt/ adresë e-maili)
13.Foto (2 copë)
3.KUZHINIERE/SANITAR E STREHËZ PËR FËMIJËT PA KUJDES PRINDËROR.
KONTEKSTI DHE ORGANIZIMI I PUNËS
•Është përgjegjëse e kuzhinës dhe e pastrimit të shtëpisë.
•Kuzhinierja/pastruesja ka si figurë përgjegjëse koordinatorin e Strehëz, me të cilën ballafaqohet për organizimin e krejt punës së strukturës dhe për çdo problem që del gjatë punës.
DETYRA E PËRGJEGJËSI
1.Ndaj të miturve
a.Ka një qëndrim të vazhdueshëm edukativ ndaj të miturve dhe është për ta një figurë referimi njëlloj si edukatorët.
b.I përfshin fëmijët në rregullimin e tavolinës para dhe pas ushqimit, në përgatitjen e disa ushqimeve (p.sh. ëmbëlsira, sallata, etj.) dhe në pastrimin e kuzhinës pas vakteve.
2.Ndaj koordinatorit dhe kolegëve
a.Bashkërendon, bashkë me edukatorët, ndarjen e punëve të shtëpisë gjatë turnit të parë.
3.Ndaj vetes së vet
a.Merr pjesë në formimin profesional që do të bëhet përpara hapjes së shërbimit (me një kohëzgjatje minimumi 1 muaj).
b.Thellon njohuritë e veta rreth metodës edukative që karakterizon Strehëzën, Mjedis Terapeutik Global, gjatë punës së saj në këtë shërbim rezidencial.
c.Merr pjesë në takimet e supervizimit/formimit mujor që mbahen prej psikologut/es së shërbimit, etj.
d.Ndjek kurse përditësimi profesional dhe formimi të vazhdueshëm realizuar prej agjensive të ndryshme të formimit të pranishme në territor në lidhje me ushqyerjen, etj.
e.Komunikon me koordinatorin kur ndesh vështirësi gjatë punës në institucion.
4.Ndaj Komunitetit edukativ
Kuzhina
a.Respekton normat higjienike të parashikuara për punën në kuzhinë, për ushqimet dhe për përgatitjen e vakteve.
b.Kujdeset për pastërtinë e hapësirave, të raftave, të enëve dhe të leckave të kuzhinës, etj.
c.Është përgjegjëse për menaxhimin dhe kontrollimin e hapësirave, të mjeteve dhe të materialeve të kuzhinës, për t’i përdorur siç duhet dhe për të lajmëruar në kohë nëse ato nuk funksionojnë apo nëse mungojnë.
d.Harton listën e ushqimeve të nevojshme për përgatitjen e vakteve.
e.Respekton menynë ditore, të hartuar dhe të miratuar prej ekspertëve të fushës.
f.Bën kontrollin e ushqimeve (erën dhe pamjen), që përdor për përgatitjen e vakteve dhe kujdeset për ruajtjen e tyre (në frigorifer, në magazinë, etj.).
Shtëpia në përgjithësi
a.Kujdeset çdo ditë për pastrimin e katit të parë, në veçanti, të hapësirave të përbashkëta dhe të banjove; po ashtu, kujdeset edhe për pastrimin e banjove të katit të dytë dhe hapësirave të tjera sipas nevojës.
GATISHMËRIA E KËRKUAR
Kuzhinierja/sanitare punon 7 orë në ditë, në dy orare ditore (paradite e pasdite), për një total prej 40 orësh javore.
KËRKESA SPECIFIKE
1.Të ketë ndjekur një shkollë profesionale dhe/apo 1 kurs profesional për kuzhinë.
2.Të ketë eksperiencë pune.
3.Të mos ketë masa disiplinore në fuqi ndaj saj.
4.Aftësi marrëdhënore dhe menaxhimi i marrëdhënieve ndërpersonale në punë.
5.Aftësi marrëdhënore dhe empatike me të mitur në situata risku.
6.Aftësi për të punuar në mënyrë autonome dhe bashkëpunuese me stafin e strukturës.
DOKUMENTACIONI
1.Fotokopja e kartës së identitetit.
2.Kërkesa për vendin e kërkuar të punës (letër motivimi).
3.Jetëshkrimi (CV)
4.Fotokopja e diplomës së Shkollës profesionale apo të kursit, të noterizuar. (në fazën e aplikimi mund të mos jetë e noterizuar)
5.Fotokopja e librezës së punës ose fotokopja e librezës së kontributeve ose vërtetimi i punësimit me kontribute lëshuar nga një institucion publik që vërteton vitet e punës të shkruara në CV.
6.Dëshmia e penalitetit të lëshuar jo më herët se tre muaj para datës së aplikimit. Në pamundësi për ta sjellë atë brenda afatit kohor të parashikuar për aplikim, aplikuesi mund të dorëzojë të plotësuar formularin e shkarkuar në adresën:
https://www.drejtesia.gov.al/wp…/Formular_Vetedeklarimit-1.
Nëse aplikuesi shpallet fitues duhet të sjellë dëshminë e penalitetit.
7.Vërtetimi nga Gjykata e Shkallës së Parë Shkodër dhe e Prokurorisë së Shkallës së Parë Shkodër, jo më herët se tre muaj para datës së aplikimit.
8.Raport mjeko ligjor;
9.Adresë e plotë vendbanimi (saktësim adrese);
10.Deshmi drejtimi të makinës B1.
11.Nr. kontakt/ adresë e-maili)
12.Foto (2 copë)
Dokumentacioni i aplikimit do të dorëzohet pranë Zyrës së Integruar me Një Ndalesë në Bashkisë Shkodër deri me datë 24 Dhjetor 2021.
Rezultatet për Fazën e Verifikimit Paraprak
Në përfundim të afatit të verifikimit paraprak kandidatët e kualifikuar në lidhje me dokumentacionin e paraqitur do të njoftohen në mënyrë elektronike /email-mesazh, për datën, vendin dhe orën e zhvillimit të procedurave.
Kandidatët e pa kalifikuar do të njoftohen në mënyrë elektronike /email-mesazh për arsyet e mos kualifikimit.
Fusha kryesore mbi të cilën bazohet konkurimi
•Ligjin nr.139, date 17.12.2015 “Për vetëqeverisjen vendore”;
•Ligjin nr. 121/2016: “Për Shërbimet e Kujdesit Shoqëror në Republikën e Shqipërisë”;
•Ligji 18/2017 “Për të Drejtat dhe Mbrojtjen e Fëmijëve”.
•Ligji nr. 9131 datë 8.9.2003 “Për rregullat e etikës në Administratën publike”
Mënyra e Vlerësimit të Kandidatëve
Kandidatët që kualifikohen për të vazhduar proçesin e pranimit në shërbimin e Strehzës për fëmijët pa kujdes prindëror i nënshtrohen:
– Intervistës me gojë;
Intervista me gojë konsiston në testimin e aftësitëve të aplikantit për të komunikuar qartë, për të shprehur ide dhe koncepte, si dhe për të analizuar e për të marrë vendime.
Kandidatët fitues do të renditen sipas numrit të pikëve të marra dhe përzgjedhja e kandidateve për tu emëruar do të fillojë nga kandidati fitues që ka marrë më shumë pikë.
Njoftimi i fituesit do të shpallet pas përfundimit të afatit të ankimimit.
Burimi: Shpallje për vende vakante pranë strehëzës për fëmijët pa kujdes prindëror (bashkiashkoder.gov.al)