Shqiptarët si gjithë qytetarët e tjerë të botës mund të përfitojnë nga migracioni i rregullt, mundësitë për punësim dhe edukim në vendet e Bashkimit Europian. Informohuni mbi këto mundësi nepërmjet burimeve zyrtare të informimit. Kjo është mënyra e vetme e rregullt për të fituar një eksperiencë Europiane të vlefshme.

INFORMOHU: Kontakto Zyrën Lokale të Punësimit në zonën tuaj: http://www.shkp.gov.al/ për të parë nëse ka ndonjë mundësi për të migruar në mënyrë të rregullt drejt Bashkimit Europian. Merrni informacion mbi migrimin nga struktura për Integrimin Europian në bashkinë Shkodër ose Qendrat Informuese të BE (EU INFO CENTERS) në qytetin tuaj http://www.facebook.com/BEneqytetintend/

Bursat ofrohen nga Qeveria Shqiptare nepërmjet Fondit të Ekselencës “FONDEX” ose Erasmus+ http://ec.europa.eu/programmes/erasmus-plus

Studentët të cilët përfundojnë arsimin e lartë dhe duan të vazhdojnë studimet apo kualifikime në vende të ndryshme të Europës, mund të informohen duke vizituar:
http://www.arsimi.gov.al/al/arsimi/universiteti/bursa-dhe-programe-studimi

Fushata ndërgjegjësuese kombëtare, Shqipëria Je Ti! po zhvillohet nga Organizata Ndërkombëtare për Migracionin (IOM) në koordinim me Ministrinë e Brendshme dhe me institucionet e tjera shqiptare,me mbështetjen financiare të Bashkimit Europian dhe partnerëve: Zyra e Migrimit e Shërbimit Federal për Punët e Brendshme të Belgjikës (IO) , dhe Shërbimi i Riatdhesimit dhe Deportimit ( DT&V) i Holandës.

Kjo fushatë zhvillohet në kuadër të projektit “Ndërgjegjësim dhe Informim për Sigurinë e Të Gjithëve” i cili synon të qartësojë për çdo qytetar rreziqet që mbart migracioni i parregullt, që të gjithë të jenë të mirëinformuar në zgjedhjen e tyre.