Instituti i Kulturës Rome në Shqipëri-IRCA në bashkëpunim dhe me mbështetjen Institutit Demokratik Amerikan (NDI Albania) dhe Ndihmës Amerikane për Demokraci (NED) dëshirojnë t’ju ftojnë të aplikoni në Akademinë Politike të Lidershipit Rom.

Akademia organizohet në kuadër të projektit “Nxitja e Përfshirjes Politike të Rinisë Rome në Shqipëri” dhe synon të rrisë kapacitetet e të rinjve rom për t’u bërë pjesë e proceseve vendimarrëse si dhe të mbështesë përfshirjen politike dhe fuqizimin e tyre në shoqërinë shqiptare.

Çfarë ofron APLR?

Ky program do të ofrojë një cikël leksionesh ku do të gërshetohen ana teorike me atë praktike , si dhe do t’i ofrojë të rinjve mundësinë për të zhvilluar një internship pranë institucioneve të qeverisjes qëndrore dhe vendore në vend.

Janë planifikuar të organizohen 3 workshope 3-ditore, përkatësisht në muajt: Nëntor 2021, Janar dhe Mars 2022.

Fokusi kryesor I këtyre workshope-ve do të jetë në temat e mëposhtme:

  • Identiteti
  • Organizimi dhe funksionimi i partive politike, proceset zgjedhore dhe menaxhimi i fushatave elektorale. Qeverisja & politikat.
  • Përjashtimi  social dhe sfidat e integrimit të minoriteteve; diskutim dhe analizë mbi Planin Kombëtar të Integrimit të minoritetit  Rom dhe Egjiptian 2021 – 2025.
  • Teoria e ndryshimit, aktivizmi, aleancat dhe përfshirja e gruas rome në politike.
  • Aftësitë komunikuese, mendimi kritik, negocimi politik.
  • Përfshirja e minoritetit Rom në politikë e vendimarrje, eksperiencat e mira të rajonit.

Sesioni praktik do të fokusohet në:

  • Programi i praktikave 3 mujore të paguara, ( “internship” në institucionet vendimarrëse dhe ato politike)
  • Ndjekja e mbledhjeve të këshillave bashkiak si dhe takime me drejtues të subjekteve politike në vend.
  • Takime me komunitetet në vështirësi, vlerësim nevojash dhe adresim për zgjidhje tek institucionet përkatëse.
  • Pjesëmarrje në emisionet mediatike “Roma Talk” si dhe podkastet që do transmetohen në radion online “CAPITOL”

Në përfundim të Akademisë, pjesëmarrësit që kanë marrë pjësë rregullisht dhe kanë qënë aktivë, do të pajisen me një Çertifikatë Pjesëmarrje.

Kush mund të aplikojë?

Të rinj rom dhe jo-rom që i përkasin grup-moshës 18-40 vjeç të cilët:

  • Janë të angazhuar për mbrojtjen e të drejtave të njeriut.
  • Janë të gatshëm të kontribuojnë në përmirësimin e jetës politike dhe shoqërore në vend.
  • Janë të gatshëm të marrin pjesë në të gjithë aktivitetet që janë pjesë përbërese e APLR, të listuara në sesionin më sipër.
  • Janë të hapur, respektues dhe tolerantë ndaj njerëzve me prejardhje të ndryshme.

Si të aplikoni?

 Dërgoni brenda datës 31 Tetor 2021, në adresën e e-mailit: [email protected]  paketën e aplikimit tuaj e cila konsiston në:

  • Formulari i aplikimit i plotësuar (formati bashkëngjitur kesaj thirrje)
  • CV-ja juaj

                         ose duke plotesuar Google Formen ne kete link  :

 https://docs.google.com/forms/d/1s_TsaUYGJdflIjhU4q0NQbDGR-atU_gMJHUPslJDNYg/edit

Shënim: Vetëm aplikantët e përzgjedhur do të njoftohen.