Fondacioni Konrad Adenauer njofton hapjen e aplikimeve për programin e bursave Sur-Place.

Ky program ofron mbështetje për studentë të cilët me përfundimin e studimeve në nivelin bachelor dëshirojnë të përfitojnë gradën shkencore master.

Kandidatëve u kërkohet të tregojnë interes për politiken dhe të dëshmojnë angazhim social.

Synimi i programit të bursave është: identifikimi i personave të talentuar dhe mbështetja e tyre gjatë përgatitjes për të marrë përsipër përgjegjësi në fushat e politikës, të shkencës, medias, kulturës e biznesit si dhe në organizimin dhe menaxhimin e aktiviteteve e veprimtarive të shoqërisë civile.

Mësoni më shumë: https://bit.ly/bursat-kas