Aplikimet janë të hapura për të marrë pjesë në Trajnimin “Rinia për Zhvillimin Rural”, të organizuar në kuadër të projektit Rural-You.
Me synimin e ndërgjegjësimit mbi rolin e të rinjve në zhvillimin rural, projekti parashikon realizimin e trajnimeve të ndryshme në katër rajonet: Shkodra Perëndimore, Shkodra Lindore, Kukës dhe Dibër.
Nëse jeni një i ri i moshës 18 deri në 35 vjeç nga këto rajone që dëshironi të përfshiheni në zhvillimin rural të komunitetit tuaj, klikoni në këtë link për të aplikuar: https://forms.gle/Cp95oWvs2ALqsUZr9
Nëse jeni një organizatë që punon në fushën e zhvillimit rural me fokus rininë, klikoni në linkun më poshtë për më shumë informacion dhe për të aplikuar: https://forms.gle/FSKeTyfP19RD1ADY9
Rural-You është financuar nga European Union in Albania dhe implementuar nga Volontari nel Mondo RTM, në partneritet me ADAD Malore, Fondacioni Partneritet për Zhvillim, AgroPuka, Rrjeti Shqiptar per Zhvillim Rural – ANRD dhe Agia Giovani Imprenditori Agricoli – Agricoltura è Vita Agriagenzia (Cia – Agricoltori Italiani)
Burimi: Facebook