Mësoni më shumë për këtë program shkëmbimi me Shtetet e Bashkuara të Amerikës

YES (Kennedy Lugar-Youth Exchange and Study) është një program pa pagesë që ofron bursa studimi për nxënësit e shkollave të mesme nga Shqipëria për të studiuar për një vit shkollor (2022-2023) në një shkollë të mesme amerikane. në Shtetet e Bashkuara, duke jetuar me familje amerikane.

Fokusi i programit është zhvillimi i komunikimit ndërmjet qytetarëve nga Shtetet e Bashkuara dhe vendeve partnere, me qëllim rritjen e mirëkuptimit dhe respektit të ndërsjellë.

Nxënësit jetojnë në një familje pritëse, ndjekin një shkollë të mesme, angazhohen në aktivitete për të mësuar mbi shoqërinë dhe vlerat amerikane, zhvillojnë aftësi drejtimi dhe kontribuojnë që qytetarët amerikanë të mësojnë mbi vendin dhe kulturën e tyre Shqipërinë.

Ky program mbështetet financiarisht nga Departamenti Amerikan i Shtetit.

Këtë vit, fazat e para të testimit do të jetë online nga data 13 shtator-1 nëntor 2021.

Duhet të regjistroheni në faqen: http://ais.americancouncils.org/yes, ku duhet të plotësoni fillimisht nje aplikim të përbërë prej disa pyetjeve biografike dhe 3 eseve të shkurtra.

Kriteret për të aplikuar:

të keni lindur në periudhën nga 1 janar 2005 – 15 korrik 2007 dhe të jeni nxënës në shkollë të mesme në Shqipëri, në klasën e 10-të ose të 11-të

– të jeni nxënës me rezultate të mira

– të keni njohuri të mira të gjuhës angleze

– të jeni shtetas shqiptar

– Nxënësit me aftësi të kufizuar duhet të jenë të lindur nga 15 shkurt 2004-15 korrik 2007 dhe të jenë në cilëndo klasë.

Për çdo pyetje mund të na shkruani në: [email protected]