Në kuadër të bashkëpunimit dypalësh dhe zbatimit të Memorandumit të Mirëkuptimit ndërmjet Qeverisë së Republikës së Shqipërisë dhe Qeverisë së Shteteve të Bashkuara të Amerikës për Programin e Shkëmbimit Akademik Fulbright, firmosur më 25 shtator 2019, Ambasada e Shteteve të Bashkuara të Amerikës pranon aplikime për vitin akademik 2022- 2023 për Studentë të Huaj, të cilët janë të interesuar të ndjekin studime në nivelin Master në Shtetet e Bashkuara në fushat e studimit: Edukim, Inxhinieri, Shkencat e Natyrës, Histori, Gjuhësi, Shkenca Kompjuterike/Teknologji Informacioni dhe Administrim Publik.
Kërkesat për Aplikimet
- Aplikantët duhet të jenë qytetarë të Republikës së Shqipërisë;
- Duhet të kenë të paktën një diplomë të nivelit Bachelor nga një program studimi me kohë të plotë katër vjeçar (ose diplomë të programeve tre + një ose tre + dy, sipas sistemit të Bolonjës);
- Duhet të kenë të paktën dy vjet përvojë profesionale pune në fushën e studimit dhe të shfaqin aftësi udhëheqëse;
- Duhet të kenë një nivel të mirë të gjuhës angleze të folur dhe të shkruar (ekuivalente të nivelit B2; rezultatet e provimit të TOEFL nuk janë të detyrueshme në momentin e aplikimit.);
- Duhet të kuailifikohen për të marrë vizë J-1;
- Duhet të kenë rekorde të mira shëndetësore
Aplikimi i plotë përfshin:
- Formularin e aplikimit (të gjeneruar nga sistemi Embark duke përfshrë edhe dokumentat bashkëngjitur në sistem);
- Kopje të përkthyera e të noterizuara të diplomave dhe certifikatave të notave nga të gjitha institucionet akademike ku keni studiuar
- Tri letra reference;
- CV të detajuar;
- Letër nga punëdhënësi që konfirmon punësimin;
- Kopje të faqes biografike të pasaportës;
- Certifikata të tjera (që lidhen me fushën e studimit).
Bursa e programit Fulbright ofron tarifën e shkollimit dhe taksat e universitetit, pagesë mujore për jetesë, libra dhe mjete shkollore, financimi të pjesshëm për kompjuter, udhëtim vajtje ardhje në institucionin pritës (dhe në programin e gjuhës angleze nëse bursisti duhet të marrë pjesë) dhe udhëtimin në Washington DC për një seminar. Fonde të tjera shtesë vihen në dispozicion për aktivitete profesionale si udhëtime apo pjesëmarrje në konferenca. Bursa e programit Fulbright nuk rinovohet.
Për një informacion më të detajuar për mënyrën e aplikimit dhe të përgatitjes së dokumentacionit, ju lutemi referojuni adresës në web-site:
https://al.usembassy.gov/sq/education-culture-sq/educational-exchange-programssq/programet-fulbright/
Ose kontaktoni: Zyra e Marrëdhënieve me Publikun, Ambasada Amerikane, Tiranë me email: [email protected]
Kujdes: Aplikimet që do të dërgohen pas datës 30 Qershor 2021 dhe aplikimet që do të dërgohen si Google Docs ose nëpërmjet WeTranfer nuk do të merren në shqyrtim.
Burimi: Njoftim_Për-publikim-Bursa-Fullbright-2022-2023_2021.pdf (arsimi.gov.al)