Në Bibliotekën e Universitetit të Shkodrës “Luigj Gurakuqi” u krijua dhe tashmë është i aksesueshëm nga lexuesit Fondi i librit të Punës sociale.
Ky fond i cili përmban 84 tituj (në dy kopje) tekstesh universitare, botime të viteve të fundit të shtëpive ndërkombëtare më prestigjoze, u financua nga Komisioni Evropian në kuadër të programit Erasmus + (Capacity Building in the Field of Higher Education), projekti T@sk: “Towards increased Awareness, Responsibility and shared Quality in Social Work”, Nr. 585626-EPP-1-2017-1-ITEPPKA2-CBHE-JP.
Fondi mbulon me tekste universitare në gjuhën angleze dhe italiane një shumësi lëndësh dhe tematikash të fushës së punës sociale dhe si i tillë do t’i vijë në ndihmë pedagogëve dhe studentëve, jo vetëm të programit bachelor në Punë Sociale, por edhe të fushave të tjera të përafërta.