Në mbështetje të VKM-së nr. 666, datë 10.10.2019” Për kuotat financiare të ushqimit në mensa e konvikte, përcaktimin e kritereve për përfitimin e bursave dhe pagesave për nxënësit e arsimit parauniversitar në institucionet arsimore publike, për vitin shkollor 2019-2020”, do të plotësohen kriteret si më poshtë vijon:
1. Nxënësit që ndjekin studimet në institucionet publike të arsimit parauniversitar mund të përfitojnë bursë nga Buxheti i ministrive përgjegjëse.
2. Nxënësit që ndjekin arsimin parauniversitar në institucionet publike me kohë të plotë:
2.1. Sipas kriterit ekonomik
Të gjithë nxënësit që i përkasin kategorisë nxënës në nevojë dhe përfitojnë bursë sipas kriterit ekonomik dhe që akomodohen në konvikte, sipas pikës 2.1(a dhe b) të VKM nr. 666 datë 10.10.2019.
Dokumente që do të paraqesin:
- Kërkesë për aplikim bursë ku të jetë shënuar dhe numri i kontaktit
- Vërtetim nga shkolla, për regjistrimin përfundimtar në degën përkatëse në vitin shkollor 2019-2020
- Certifikatë familjare
- Certifikatë personale
- Kopje të kartës së identitetit të nxënësit
- Deklaratë për të ardhurat nga kryefamiljari
- Vërtetimet përkatëse për secilën nga të ardhurat që deklarohen nga kryefamiljari
- Vërtetim nga Drejtoria e Sigurimeve Shoqërore për familjaret në moshë pensioni për të ardhurat që kanë
- Vërtetim pensioni për prindërit që kanë statusin e invalidit
- Vërtetimin e ndihmës ekonomike
- Vërtetim që nuk ushtrojnë aktivitet privat
- Vërtetim nga shkollat në rastet kur në familje ka nxënës në shkollë të mesme apo student që vërteton se trajtohen ose jo me bursë
- Vërtetim saktësim adrese
- Vërtetim nga Zyra e Punës për të gjithë pjesëtarët e familjes në moshën e punës që janë kërkues pune dhe nuk trajtohen me asistencë sociale.
- Vërtetim nga Zyra e Kadastrës që kanë apo jo tokë në përdorim
SHËNIM: Përfitojnë nxënësit e arsimit parauniversitar që vazhdojnë studimet në largësinë mbi 5 km nga vendbanimi i tyre i përhershëm, dhe që plotësojnë kriterin ekonomik.
2.1(c) Të gjithë nxënësit që i përkasin kategorisë nxënës të familjeve në nevojë me ndikim në uljen e nivelit të braktisjes shkollore që janë të regjistruar në arsimin bazë, por në pamundësi financiare nuk e ndjekin arsimin, sipas kriterit ekonomik te pikës 2.1 (c) të VKM nr. 666 datë 10.10.2019, përfitojnë bursë pas konfirmimit nga Zyra Vendore e Arsimit Parauniversitar, të listës emërore të kësaj kategorie.
2.2. Sipas rezultateve të arritura
Të gjithë nxënësit që i përkasin kategorisë nxënës dhe përfitojnë bursë sipas rezultateve të arritura, sipas pikës 2.2 të VKM nr 666 datë 10.10.2019”, Nxënësit e arsimit profesional që kanë mbaruar vitin shkollor paraardhës me notën mesatare 9 (nëntë)-10 (dhjetë), masa e miratuar e bursës mujore u paguhet pranë bankave të nivelit të dytë.
Dokumente që do të paraqesin:
- Kërkesë për aplikim burse ku të jetë shënuar dhe numri i kontaktit
- Vërtetim nga shkolla, për regjistrimin përfundimtar në degën përkatëse në vitin shkollor 2019-2020
- Certifikatë familjare
- Certifikatë personale
- Kopje të kartës së identitetit të nxënësit
- Vërtetim saktësim adrese
- Kopje të dëftesës dhe vërtetim nga shkolla për mesataren
2.3. Nxënësit jashtë kriterit ekonomik
- Të gjithë nxënësit që i përkasin kategorisë sipas pikës 2.3 të VKM nr. 666 datë 10.10.2019” si vijon:
- Nxënësit me statusin e jetimit
- Nxënësit që kanë humbur kujdestarinë prindërore me vendim gjykate
- Nxënës me statusin që nuk dëgjojnë e nuk shikojnë
- Nxënës që gëzojnë statusin invalid paraplegjik dhe tetraplegjik
- Nxënës, fëmijë të personave që gëzojnë statusin e invalidit e që përfitojnë pension invaliditeti dhe nuk kanë të ardhura të tjera
- Nxënësit e pakicës kombëtare, rom dhe egjiptian që janë regjistruar dhe ndjekin arsimin e mesëm profesional
- Nxënës të identifikuar si viktima të trafikut të qenieve njerëzore dhe kanë humbur kujdestarinë prindërore
- Nxënës, fëmijë të punonjësve të Policisë së Shtetit, të Gardës së Republikës, të Shërbimit të Kontrollit të Brendshëm, të Policisë të Mbrojtjes nga Zjarri dhe Shpëtimit, të Forcave të Armatosura, të Shërbimit Informativ Shtetëror dhe të Policisë së Burgjeve, që kanë humbur jetën në krye dhe për shkak të detyrës.
- Nxënëset vajza, të cilat ndjekin drejtimet mësimore mekanikë, elektroteknikë, elektronikë, përpunim druri, gjeodezi, shërbim mjete transporti dhe termo-hidraulikë.
- Nxënësit me një prind
SHËNIM: Kategoria e nxënësve: 1. Nxënësit e pakicës kombëtare, rom dhe egjiptian që janë regjistruar dhe ndjekin arsimin e mesëm profesional dhe 2. nxënëset vajza , të cilat ndjekin drejtimet mësimore: mekanikë, elektroteknikë, elektronikë, përpunim druri, gjeodezi, shërbim mjete transporti dhe termo-hidraulikë, masa e miratuar e bursës do të u paguhet pranë bankave të nivelit të dytë, të gjithë nxënëset e kategorive të tjera që përfshin pika c. Nxënësit jashtë kriterit ekonomik, përfitojnë bursë në formën e trajtimit me kuotë ushqimore pranë konviktit.
Dokumente që do të paraqesin: secila nga sa më sipër në pikën (c) “Nxënës jashtë kriterit ekonomik” do të dokumentohen nga instancat përkatëse me dokumentacion original apo kopio të noterizuara.
2.4. Sipas degëve parësore të zhvillimit ekonomik të vendit dhe vendbanimit të përhershëm
Të gjithë nxënësit sipas pikës 2.4 (a dhe b) të VKM 666 datë 10.10.2019”, përfitojnë bursë: 2.4(a) Nxënësit të cilët ndjekin me kohë të plotë arsimin profesional në drejtimet parësore në drejtimet: Pyje, Ndërtim, 2.4(b) Nxënësit me vendbanim të përhershëm në Dibër, Bulqizë, Mat , Kukës, Has, Tropojë, Pukë, Mirditë, Malësi e Madhe, Librazhd, Gramsh, Kolonjë, Përmet, Skrapar dhe Tepelenë.
SHËNIM: Për nxënësit e pikës 2.4(a), masa e miratuar e bursës do të u paguhet pranë bankave të nivelit të dytë, për nxënësit e pikës 2.4(b), përfitojnë bursë në formën e trajtimit kuotë ushqimore pranë konviktit.
Dokumente që do të paraqesin:
- Kërkesë për aplikim bursë ku të jetë shënuar dhe numri i kontaktit
- Vërtetim nga shkolla, për regjistrimin përfundimtar në degën përkatëse në vitin shkollor 2019-2020
- Certifikatë familjare
- Certifikatë personale
- Kopje të kartës së identitetit të nxënësit.
- Vërtetim saktësim adrese nga vendbanimi i përhershëm
3. Nxënësit e të gjitha kategorive të mësipërme nuk përfitojnë bursë në qoftë se:
a) janë ndarë nga trungu familjarë
b) familjet e tyre ushtrojnë veprimtari private
c) shpallen ngelës apo përsëritës për arsye të rezultateve jo kaluese
4. Nxënësit të cilët kanë përfituar Bursë në vitin e parë (klasa 10), me Vendim të Këshillit Bashkiak ku ato kanë vendbanimin e përhershëm të cilëve nuk u ndryshojnë kriteret ekonomike dhe nuk rezultojnë mbetës, dhe qëndrojnë në konvikte përfitojnë bursë.
Dokumente që do të paraqesin:
- Kërkesë për aplikim burse ku të jetë shënuar dhe numri i kontaktit.
- Vërtetim nga shkolla i regjistrimit në degën përkatëse, për vitin shkollor 2019-2020 dhe nuk rezulton mbetës në vitin e shkollimit paraardhës
- Certifikatë familjare
- Certifikatë personale
- Kopje të kartës së identitetit të nxënësit
- Deklaratë për të ardhurat nga kryefamiljari
- Vërtetimet përkatëse për secilën nga të ardhurat që deklarohen nga kryefamiljari
- Vërtetim nga Drejtoria e Sigurimeve Shoqërore për familjaret në moshë pensioni për të ardhurat që kanë
- Vërtetim pensioni për prindërit që kanë statusin e invalidit
- Vërtetimin e ndihmës ekonomike
- Vërtetim që nuk ushtrojnë aktivitet privat
- Vërtetim nga shkollat në rastet kur në familje ka nxënës në shkollë të mesme apo student që vërteton se trajtohen ose jo me bursë
- Vërtetim saktësim adrese
- Vërtetim nga Zyra e Punës për të gjithë pjesëtarët e familjes në moshën e punës që janë kërkues pune dhe nuk trajtohen me asistencë sociale.
5. Nxënësit e shkollave profesionale të cilët ndjekin vitin e dytë në drejtimet mësimore: bujqësi veterinari, pyje, ndërtim, peshkim, detari, gjeologji-miniera dhe shpim të vendburimeve të gazit dhe naftës, dhe nxënëset vajza të cilët kanë përfituar bursë vitin e parë dhe ne vitin shkollor paraardhës nuk rezultojnë mbetës, përfitojnë bursë.
Dokumente që do të paraqesin:
- Kërkesë për aplikim burse ku të jetë shënuar dhe numri i kontaktit
- Vërtetim nga shkolla i regjistrimit në degën përkatëse për vitin shkollor 2019-2020 dhe që nuk rezulton mbetës në vitin e shkollimit paraardhës
- Certifikatë familjare
- Certifikatë personale
- Kopje të kartës së identitetit të nxënësit
- Vërtetim saktësim adrese
Të gjithë aplikantët do të dorëzojnë dokumentacionin e kërkuar pranë zyrave me një ndalesë në Njësitë e Qeverisjes Vendore më të afërt (Qytet/Njësi Administrative).
Afati fundit për dorëzimin e dokumenteve është data 4 nëntor 2019.